Zhvillim
Garancia progeen
Progeen SH.P.K është një shoqëri ndërtimi e cila ushtron aktivtetin në Shqipëri që prej vitit 2013 në rolin e investitorit dhe ndërtuesit. Shoqëria është e specializuar në ndërtime rezidenciale, industriale, vepra publike dhe infrastrukturore.
Progeen ka përfunduar me sukses 320,000 m² projekte ndërtimi dhe po zhvillon 250,000 m2 të tjera.
Kompania ruan një standard të lartë transparence në të gjitha fazat e punimeve duke ofruar garanci për dorëzimin e njësive në kohë dhe me cilësi.
Pas çdo detaji qëndron përvoja dhe përkushtimi i Progeen, me një angazhim të qartë ndaj cilësisë, transparencës dhe standardeve të ndërtimit.
Për Progeen, përgjegjësia ndaj klientit nuk përfundon me dorëzimin e apartamentit. Ajo nis me skenare të qarta për pagesat bazuar në fazat e punimeve.
Garancia shoqëron çdo fazë të investimit, deri në përmbushjen e detyrimeve për pajisjen e pronarëve me dokumentet e hipotekimit.
Siguria e një investimi të mirë nis nga besueshmëria e ndërtuesit.
Progeen
Projekte tË tjera rezidenciale
Progeen ndjek çdo fazë të projektit me përkushtim të plotë, duke bashkuar vizionin arkitektonik, ekspertizën inxhinierike dhe standardet më të larta të zbatimit për të krijuar projekte funksionale dhe me identitet të veçantë.
FORCA PAS ÇDO PROJEKTI
STAFI
Progeen shpk ka në organikën e saj mbi 275 punonjës të kualifikuar dhe një staf administrativ prej mbi 76 personash të cilët mbështesin operacionet e përditshme në kantiere, projektim, shitje dhe marketing, dhe financë. Shoqëria mbështet stafin e saj profesionalisht, inkurajon inovacionin dhe kultivon vlera njerëzore e profesionale në çdo hallkë të organikës së saj.
SIGURI & Standard
NDËRtIM ME ÇELËSA NË DORË
Shoqëria ka një staf teknik të përbërë prej arkitektësh, inxhinierësh projektues e zbatues dhe staf mbështetës që bëjnë të mundur ndjekjen e të gjitha proçeseve të ndërtimit.
Mbështetja e vazhdueshme nga stafi inxhinierik jep mundësinë e fleksibilitetit të lartë edhe në rastet kur gjatë projektit lind nevoja për përmirësime apo ndryshime të rastit nga projekti fillestar.
Stafi i projektimit brenda kompanisë mundëson efikasitet të lartë në projektimin arkitekturor dhe inxhinierik si edhe ndjekjen nga afër të të gjitha fazave të zbatimit me të gjitha dinamikat e tyre.
CILËSI E ÇERTIFIKUAR
Çertifikimet
Me fokus të vazhdueshëm te cilësia dhe profesionalizmi, Progeen shpk operon sipas standardeve më të larta të ndërtimit. Çertifikimet e marra nga shoqëria vërtetojnë përputhshmërinë me kërkesat ndërkombëtare dhe zbatimin e tyre në të gjitha etapat e projekteve.