RIVERPARK RESIDENCES

River Park, projekti rezidencial më vizionar në Tiranë

Riverpark Residences është një zhvillim urban i konceptuar për të krijuar një mënyrë të re jetese, ku arkitektura bashkëkohore, natyra, infrastruktura moderne dhe shërbimet e përditshme integrohen natyrshëm në një komunitet të projektuar për komoditet, cilësi dhe mirëqenie.

I vendosur në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, me akses të shpejtë me Unazën e Madhe të Tiranës , Riverpark zhvillohet në një nga zonat me potencialin më të madh të rritjes në Tiranë.

Pozicioni strategjik, infrastruktura e kompletuar dhe zhvillimi urban që po merr formë e bëjnë këtë projekt një zgjedhje të qëndrueshme si për të jetuar, ashtu edhe për të investuar.

Vizioni afatgjatë

Riverpark Residences është konceptuar mbi bindjen se një projekt i mirë krijon vlerë që zgjat. Çdo element është konceptuar për të ofruar cilësi, funksionalitet dhe një ndikim pozitiv për banorët dhe qytetin.

përvoja e menduar për çdo ditë

Më shumë se një vend për të jetuar, Riverpark ofron një përvojë të plotë banimi. Hapësirat e gjelbra, shëtitoret dhe zonat komunitare janë projektuar që çdo ditë të jetë më e qetë, më praktike dhe më e lidhur me natyrën.

projekti që transformon zonën

Riverpark është pjesë e transformimit të një prej korridoreve më të rëndësishme të Tiranës. Me banesa, zyra, hapësira tregtare dhe shërbime të integruara, projekti krijon një qendër të re urbane që i sjell vlerë zonës dhe zhvillimit të saj afatgjatë.

Perspektiva e Investimit

Masterplani, infrastruktura moderne, pozicioni strategjik dhe zhvillimi i planifikuar i zonës krijojnë kushtet që Riverpark të ruajë dhe të rrisë vlerën e tij me kalimin e kohës. Për familjet, kjo do të thotë një mjedis më i mirë për të jetuar. Për investitorët, një projekt i mbështetur mbi planifikim afatgjatë dhe potencial zhvillimi.

Riverpark residences

NJË KOMUNITET PËR ÇDO ETAPË TË JETËS

Riverpark është ideuar për njerëz me nevoja të ndryshme, por me të njëjtën kërkesë: të jetojnë ose të investojnë në një projekt që ruan vlerën dhe ofron cilësi afatgjatë.

Projektuar për t’iu përshtatur stileve dhe etapave të ndryshme të jetës.

Për familjet, ofron hapësira të gjelbra, kënde lojërash, zona sportive dhe një mjedis të sigurt ku fëmijët rriten pranë natyrës.

Për çiftet e reja, pozicioni strategjik, tipologjitë e larmishme të apartamenteve dhe afërsia me shërbimet e përditshme e bëjnë zgjedhjen ideale për të nisur një kapitull të ri.

Për profesionistët, Qendra Polifunksionale, hapësirat moderne të punës dhe aksesi i shpejtë me arteriet kryesore të qytetit krijojnë një ekuilibër të natyrshëm mes punës dhe jetës së përditshme.

Ndërsa për investitorët, vendndodhja në një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit në Tiranë, së bashku me masterplanin, infrastrukturën moderne dhe konceptin e një komuniteti të planifikuar, ofrojnë baza të forta për një investim me vlerë afatgjatë.

0
M² Sipërfaqe Gjelbërimi
0
Apartamente
0
Poste Parkimi
0
M² SipËrfaqe ndËrtimi

Projektuar si një zonë urbane, ku harmonia mes natyrës dhe arkitekturës moderne dhurojnë rehati dhe mirëqenie të plotë.

blank

PIKAT E MASTERPLANIT

PARKU DHE Shëtitorja

Hapësira e gjelbër rekreative e dedikuar tërësisht këmbësorëve
PARKU DHE Shëtitorja

ZONA REZIDENCIALE

Godinat R14 dhe R15, të mbrojtura nga qarkullimi i makinave për siguri dhe qetësi maksimale
ZONA REZIDENCIALE

QENDRA POLIFUNKSIONALE

Godina që sjell zyra, zona tregtare dhe shërbime elitare vetëm pak hapa larg apartamentit tuaj
QENDRA POLIFUNKSIONALE

AKSET KRYESORE URBANE

Akses i menjëhershëm në Bulevardin e Ri dhe unazat lidhëse, duke evituar trafikun e rënduar
AKSET KRYESORE URBANE

TARRACA AKTIVE & SPORTIVE

Hapësira rekreative në kuotën e tarracës me fusha tenisi dhe zona çlodhëse për komunitetin
TARRACA AKTIVE & SPORTIVE
PARKU DHE Shëtitorja ZONA REZIDENCIALE QENDRA POLIFUNKSIONALE AKSET KRYESORE URBANE TARRACA AKTIVE & SPORTIVE

komunitet aktiv

Një zhvillim me funksione të ndërthurura, ku banimi, puna, shërbimet dhe koha e lirë bashkëjetojnë në të njëjtin komunitet.

Qendra Polifunksionale do të sjellë zyra moderne, ambiente tregtare, shërbime dhe hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme, duke krijuar një lagje aktive gjatë gjithë ditës.

Kjo do të thotë më shumë komoditet për banorët, më shumë mundësi për bizneset dhe një komunitet që zhvillohet vazhdimisht.

destinacion i ri

Qendra Polifunksionale do të jetë pika më dinamike e Riverpark.

Ajo nuk është menduar vetëm për banorët e kompleksit, por edhe për njerëzit që do të punojnë, studiojnë apo vizitojnë këtë pjesë të qytetit.

Ky kombinim funksionesh krijon një ekuilibër mes jetës rezidenciale dhe aktivitetit ekonomik, duke e bërë Riverpark një destinacion që jeton përtej orëve të punës apo fundjavës.

Pse investitorët zgjedhin RiverPark

Shumë investime fokusohen vetëm te apartamenti apo njësia.

Në Riverpark, vlera ndërtohet nga i gjithë ekosistemi që krijohet rreth tij.

Masterplani, pozicioni strategjik, qendra polifunksionale, hapësirat publike dhe zhvillimi i planifikuar i zonës krijojnë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen dhe rritjen e vlerës së pronës në afatgjatë.

Kur një projekt sjell komunitet, shërbime dhe aktivitet ekonomik, ai bëhet më i kërkuar për të jetuar dhe më i vlefshëm për të investuar.

Akseset

ÇDO LEHTËSI URBANE, PRANë jush

STACIONET URBANE

2 minuta në këmbë

QENDRA E TIRANËS

8 minuta me makinë

FUSHA TENISI & SPORTE

Brenda në projekt

ZONA TREGTARE & SHËRBIME

Brenda në projekt