Faqja e internetit: www.riverpark.progeen.com
Data e përditësimit: 22 korrik 2026
1. QËLLIMI I KËSAJ POLITIKE
PROGEEN SHPK respekton të drejtën themelore të çdo individi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përpunon të dhënat vetëm në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, aktet nënligjore në fuqi dhe standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së privatësisë.
Kjo Politikë Privatësie ka për qëllim të informojë në mënyrë të qartë, transparente dhe lehtësisht të aksesueshme çdo subjekt mbi mënyrën se si PROGEEN SHPK mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale gjatë përdorimit të faqes së internetit www.riverpark.progeen.com dhe kanaleve të lidhura me këtë projekt rezidencial.
Kjo politikë është hartuar në zbatim të detyrimit për informim sipas Nenit 13 të Ligjit Nr. 124/2024.
2. KUJT I ZBATOHET KJO POLITIKË
Kjo politikë zbatohet për çdo person fizik që ndërvepron me PROGEEN SHPK nëpërmjet kësaj faqeje interneti ose kanaleve dixhitale të lidhura me projektin River Park, përfshirë:
- Vizitorët e faqes së internetit;
- Personat që kërkojnë informacion ose ofertë mbi apartamentet dhe njësitë tregtare;
- Personat që plotësojnë formularët e kontaktit ose rezervojnë takime me departamentin e shitjeve;
- Personat që komunikojnë përmes WhatsApp Business, email-it ose fushatave promovuese në rrjetet sociale (Facebook/Instagram);
- Klientët potencialë (Leads) dhe ekzistues.
Shënim: Përpunimet që lidhen me marrëdhëniet e punës së punonjësve, kontratat e furnitorëve apo video-survejimin në kantier/zyra rregullohen me politika të veçanta brenda kompanisë.
3. IDENTITETI I KONTROLLUESIT
Kontrollues i të Dhënave Personale është:
- Subjekti: PROGEEN SHPK
- NUIS: L32113001C
- Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Intercosat, Hyrja A, Kati 1, Tiranë
- Email: info@progeen.com | Telefon: +355 69 241 6615
- Faqja zyrtare: www.progeen.com
4. NËPUNËSI I MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE (DPO)
Në përputhje me ligjin, PROGEEN SHPK ka emëruar Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO), i cili është pika juaj e kontaktit për çdo kërkesë ose sqarim lidhur me të dhënat tuaja:
- Nëpunësi (DPO): Znj. Alketa Vushaj
- Email: alketa.vushaj@progeen.com
- Telefon: +355 68 244 8447
5. PARIMET DHE BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT
PROGEEN SHPK përpunon të dhënat personale mbështetur në Nenin 7 të Ligjit Nr. 124/2024 (pëlqimi i subjektit, masat para-kontraktore, përmbushja e detyrimeve ligjore ose interesi legjitim i kompanisë).
Përpunimi mbështetet në parimet e ligjshmërisë, transparencës, minimizimit të të dhënave, saktësisë, kufizimit të kohëzgjatjes së ruajtjes, integritetit dhe konfidencialitetit. Kompania nuk përdor të dhënat tuaja për vendimmarrje automatike apo profilizim me efekte juridike.
6. KATEGORITË E TË DHËNAVE QË MBLEDHIM
Ne mbledhim vetëm të dhënat e domosdoshme për përmbushjen e shërbimit të kërkuar:
- Të dhëna teknike të navigimit: Adresa IP, lloji i shfletuesit, sistemi operativ, data/ora e aksesit dhe faqet e vizituara (përmes log-eve teknike dhe cookies).
- Formularët e kontaktit dhe kërkesat për ofertë: Emër, mbiemër, numër telefoni, adresa email-i, tipi i apartamentit/njësisë së preferuar dhe mesazhi juaj.
- Komunikimi në WhatsApp Business & Rrjete Sociale: Numër telefoni, emri i profilit, përmbajtja e mesazheve dhe të dhënat e regjistrimit nga fushatat promovuese.
7. QËLLIMI I PËRPUNIMIT
Të dhënat tuaja përpunohen vetëm për:
- Përgjigjen ndaj kërkesave për informacion dhe dërgimin e ofertave për projektin Riverpark;
- Organizimin e takimeve me departamentin e shitjeve dhe menaxhimin para-kontraktor;
- Administrimin teknik dhe garantimin e sigurisë së faqes së internetit;
- Menaxhimin e aplikimeve për rekrutim;
- Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe mbrojtjen e interesave legjitime në rast pretendimesh ligjore.
8. MARRËSIT DHE PËRPUNUESIT E TË DHËNAVE
Të dhënat tuaja mund t’u komunikohen vetëm subjekteve të treta që ofrojne shërbime mbështetëse për kompaninë tonë (në cilësinë e Përpunuesve) me të cilët kemi marrëveshje konfidencialiteti, si:
- Ofruesit e shërbimeve të hostimit, mirëmbajtjes IT dhe infrastruktures Cloud;
- Ofruesit e platformave të menaxhimit të klientëve (CRM) dhe postës elektronike;
- Platformat e marketingut dixhital (Meta Platforms, Google) për fushata të autorizuara;
- Autoritetet publike apo organet ligjzbatuese vetëm kur kjo kërkohet shprehimisht nga ligji.
9. AFATET E RUAJTJES SË TË DHËNAVE
Të dhënat ruhen vetëm për kohëzgjatjen e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur:
| Kategoria e të Dhënave | Afati Maksimal i Ruajtjes |
| Log-et teknike të faqes | Deri në 12 muaj |
| Formularët e kontaktit & pyetjet | 12 muaj nga përfundimi i komunikimit |
| Lead-et e marketingut & Ofertat | Deri në 3 vjet nga kontakti i fundit (ose deri në tërheqjen e pëlqimit) |
| Të dhëna kontraktore (klientë ekzistues) | Sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni tatimor e civil në fuqi |
Pas përfundimit të afatit, të dhënat fshihen në mënyrë të sigurt ose anonimizohen.
10. TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
Në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, ju si subjekt i të dhënave gëzoni të drejtat e mëposhtme:
- E drejta për akses: Të kërkoni konfirmim nëse të dhënat tuaja po përpunohen dhe të merrni një kopje të tyre.
- E drejta për korrigjim: Të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta apo plotësimin e të dhënave të paplota.
- E drejta për fshirje (“E drejta për t’u harruar”): Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja kur ato nuk janë më të nevojshme ose kur tërhiqni pëlqimin.
- E drejta për kufizimin e përpunimit: Të kërkoni pezullimin e përpunimit të të dhënave në kushte të caktuara ligjore.
- E drejta për kundërshtim: Të kundërshtoni përpunimin e bazuar në interesin legjitim ose për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
- E drejta për transportueshmëri: Të merrni të dhënat tuaja në një format të strukturuar dhe t’i transmetoni ato te një kontrollues tjetër.
- E drejta për të tërhequr pëlqimin: Në rastet kur përpunimi bëhet me pëlqim, ju mund ta tërhiqni atë në çdo kohë pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer para tërheqjes.
Mënyra e ushtrimit të të drejtave:
Për të ushtruar cilëndo nga këto të drejta, mund të dërgoni një kërkesë me shkrim te Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) në adresën e email-it: alketa.vushaj@progeen.com. Kërkesa do të trajtohet pa pagesë brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.
E drejta për ankesë:
Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja shkel legjislacionin në fuqi, keni të drejtë të paraqitni ankesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë,
Telefon: +35542237200, E-mail:info@idp.al web:www.idp.al
11. MASAT E SIGURISË SË TË DHËNAVE
PROGEEN SHPK zbaton masa teknike dhe organizative të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave nga aksesi i paautorizuar, humbja apo dëmtimi:
- Enkriptim i lidhjeve përmes protokolleve SSL/TLS;
- Kontroll i rreptë i aksesit në sisteme (RBAC, MFA);
- Trajnime periodike të stafit mbi konfidencialitetin;
- Sisteme mbrojtëse IT (Firewall, Antivirus, Backup) dhe procedura të menaxhimit të incidenteve në përputhje me ligjin.
