destinacion i ri biznesi
Riverpark për biznesin tuaj
Një destinacion i ri për biznes, tregti dhe zhvillim.
Qendra Polifunksionale është projektuar si pika më dinamike e Riverpark.
Me ambiente moderne për zyra, njësi tregtare dhe shërbime, ajo krijon një destinacion që gjeneron aktivitet gjatë gjithë ditës.
Ndryshe nga zhvillimet tradicionale, këtu biznesi bëhet pjesë e një komuniteti të gjallë, ku banorët, profesionistët dhe vizitorët krijojnë një fluks të vazhdueshëm njerëzish.
Adresë strategjike
Pozicionimi pranë Unazës së Madhe dhe zhvillimi i vazhdueshëm i zonës e vendosin Riverpark në një nga korridoret urbane me potencialin më të madh të rritjes në Tiranë.
FLUKS I NATYRSHËM KLIENTËSH
Banorët e Riverpark, punonjësit e zyrave, vizitorët dhe përdoruesit e shërbimeve krijojnë një ekosistem aktiv që gjeneron lëvizje dhe mundësi biznesi çdo ditë.
NJË EKOSISTEM QË MBËSHTET RRITJEN
Biznesi ka nevojë për një komunitet aktiv, infrastrukturë cilësore dhe një mjedis që krijon kërkesë të vazhdueshme.
Riverpark bashkon të gjitha këto elemente në një zhvillim të vetëm, duke krijuar kushte të favorshme për kompani që kërkojnë të ndërtojnë praninë e tyre në një zonë me potencial afatgjatë.
Dy Kate Parkimi Nëntokësor
Qendra Polifunksionale është projektuar me dy kate parkimi nëntokësor, të organizuar për t'i shërbyer njëkohësisht bizneseve, vizitorëve dhe abonentëve. Sistemi inteligjent i menaxhimit të parkimit minimizon kohën e pritjes dhe e bën aksesin të shpejtë dhe të thjeshtë. Hapësirat e dedikuara për abonentët, parkimi me pagesë për vizitorët, pikat e karikimit për automjetet elektrike dhe shërbimet mbështetëse krijojnë një eksperiencë moderne që i shton vlerë çdo biznesi dhe çdo vizitori.
ATRIUMI
Atriumi është elementi që e dallon Qendrën Polifunksionale nga qendrat tradicionale. Ai krijon një hapësirë të qetë, larg zhurmës dhe trafikut, ku njerëzit mund të takohen dhe të kalojnë kohë. I projektuar për aktivitete sezonale, panaire, ekspozita, tregje artizanale, evente dhe iniciativa promovuese, atriumi gjeneron fluks të vazhdueshëm vizitorësh dhe e shndërron qendrën në një destinacion aktiv, përtej blerjeve.
EKOSISTEM BIZNESI
Konceptuar për të bashkuar biznese që plotësojnë nevojat e përditshme të komunitetit dhe krijojnë arsye të ndryshme për ta vizituar atë. Restorantet dhe baret, supermarketi, shërbimet shëndetësore, laboratorët, farmacia, dyqanet e teknologjisë, ambientet për fëmijë, qendrat e trajnimit, hapësirat coworking, klinikat estetike dhe zyrat profesionale ndërtojnë një ekosistem ku çdo aktivitet përfiton nga prania e tjetrit. Ky kombinim funksionesh krijon fluks të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës dhe e pozicionon Riverpark si një destinacion të ri për biznes, shërbime dhe komunitet.
TARRACA AKTIVE
Tarraca e Qendrës Polifunksionale është konceptuar si një hapësirë funksionale që i shton një dimension të ri përvojës së biznesit dhe komunitetit. Fushat sportive dhe ambientet për rekreacion krijojnë një vend ku aktiviteti fizik, çlodhja dhe ndërveprimi zhvillohen mbi ritmin e qytetit. Në të njëjtën kohë, integrimi i paneleve diellore kontribuon në efikasitetin energjetik të godinës dhe pasqyron angazhimin e Riverpark për zgjidhje më të qëndrueshme dhe një zhvillim të orientuar drejt së ardhmes.
Më shumë se një hapësirë biznesi
PSE TË INVESTONI?