Progeen prezanton “Riverpark Residences”

Një mënyrë e re për të jetuar dhe investuar në Tiranë.
blank

Progeen sjell projektin më të ri rezidencial, “Riverpark Residences”, një lagje moderne në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, me akses të shpejtë me Unazën e Madhe të Tiranës në afërsi të institucioneve të reja arsimore të zonës.

“Riverpark Residences” është konceptuar si një komunitet ku banesat, natyra, shërbimet dhe hapësirat publike bashkëjetojnë në harmoni.

Projektimi është realizuar nga studioja ndërkombëtare belge “51N4E”, e njohur për projektet e saj urbane në Europë.

Koncepti i masterplanit vendos në qendër jetën komunitare, hapësirat pa makina, gjelbërimin dhe lëvizjen e sigurt të banorëve.

Riverpark Residences Progeen

Loti 4 ku angazhohet Progeen, ndahet në dy faza, e para me ndërtimin e dy godinave rezidenciale, R14 dhe R15, me lartësi deri në 12 kate dhe parkime moderne nëntokësore në katet -1 dhe -2. Në fazën e dytë do të ndërtohet Qendra Polifunksionale, një godinë bashkëkohore që cila kombinon banimin me njësitë tregtare dhe të shërbimeve për të ofruar gjithë facilitetet e nevojshme për komunitetin e zonës.

Sipërfaqja totale e ndërtimit është 26,742 metër katrorë, nga të cilat 9696 m2 janë gjelbërim.

Godinat rezidenciale kanë 9 tipologji apartamentesh ku hapësirat e brendshme janë projektuar duke shfrytëzuar maksimalisht sipërfaqen, duke iu përshtatur çdo strukture familjare dhe mundësisë së investimit për qiradhënie. Apartamentet 1+1 nisin nga sipërfaqet 53 metër katrorë, ideale për investim dhe familje të reja, deri tek tipologjitë 2+1 me sipërfaqe në 98 metër katrorë me hapësirë maksimale familjare.

Dy godinat rezidenciale kanë 298 apartamente, ndërsa në dispozicion të banorëve do të jenë edhe 605 njësi parkimi përfshirë katet -1 dhe -2 në Qendrën Polifunksionale.
Në sektorin jugor të projektit, ndodhet parku me fushat sportive dhe ambiente të dedikuara për familjet dhe fëmijët, duke krijuar një hapësirë të sigurt dhe funksionale për rekreacion dhe aktivitete në natyrë.

blank

Prenotimet e hershme të apartamenteve do të kenë mundësinë të porosisin ndërtimin dhe instalimet e nevojshme për sistemet Smart Home. Fasadat dhe instalimet elektrike janë sipas teknologjive bashkëkohore për funksionalitet dhe efiçencë të energjisë. Parkimet do të kenë impiante karikimi për makinat elektrike dhe sistem qendror menaxhimi që identifikon rezidentët nga vizitorët ditorë.

Angazhimi i Progeen në këtë projekt, garanton të zbatojë standardet më të larta të ndërtimit nga faza fillestare deri në dorëzimin e apartamenteve, me besueshmëri dhe cilësi të lartë ashtu si në objektet e tjera të cilat janë kthyer tashmë në pikë referimi dhe vlerë e shtuar për komunitetin në zonat ku ndodhen.