Përparim i vazhdueshëm në Riverpark, me fokus te cilësia dhe respektimi i afateve.
Progeen përfundoi fazën e punimeve të parkimit në godinën R14, pjesë e projektit “Riverpark” në rrugën “Sokrat Miho” në Bulevardin e Kasharit në Tiranë.
Finalizimi i hapësirave të parkimit është etapa e radhës pas realizimit me cilësi dhe brenda afateve të fazave të gërmimit dhe betonimit të pllakës së themelit.
Afati i dorëzimit për godinën R14 është viti 2028. Paralelisht po punohet edhe për godinën tjetër të banimit, R15, si pjesë e fazës së parë.
Çdo metër katror që ndërtojmë mban garancinë e Progeen për cilësinë e punimeve, dorëzimin në kohë dhe pajisjen me certifikatën e pronësisë. Si pjesë e këtij angazhimi, në faqen e internetit të Progeen, klientët do të gjejnë informacion periodik të përditësuar mbi ecurinë dhe fazat e punimeve, të shoqëruar me pamje nga kantieri.
Dy godinat e banimit, R14 dhe R15, do të ofrojnë jetese të qetë dhe komode falë hapësirave të gjelbra, parqeve dhe terreneve sportive që përmban masterplani i kompleksit. Përmes akseve pedonale dhe koridoreve të gjelbra, këto dy godina lidhen me Qendrën Polifunksionale, e cila do të bëhet epiqendra e zonës me ambiente biznesi e shërbimi, për plotësuar të gjitha nevojat e komunitetit në një adresë të vetme.




Rreth Progeen
Nga viti 2013, Progeen ka përfunduar me sukses 312,164 m² projekte ndërtimi dhe aktualisht po zhvillon projekte me sipërfaqe të përgjithshme 252,396 m², në rolin e kontraktorit dhe investitorit. Gjatë kësaj kohe, numërohen mbi 776 apartamente dhe 501 parkime të hipotekuara, si dhe 388 apartamente dhe 331 parkime të tjera në proces hipotekimi brenda afateve të parashikuara, duke ofruar seriozitet dhe siguri në çdo metër katror.