Çdo detaj i apartamentit në dorën tuaj para blerjes, platforma 3D e Progeen për “Riverpark”
Kompania e ndërtimit Progeen me eksperiencë 14-vjeçare në treg ka prezantuar platformën interaktive të navigimit 3D për projektin më të ri rezidencial, “Riverpark”: https://riverpark.progeen.com, ndërkohë që punimet në kantier po avancojnë.
Ky produkt inovativ, i aksesueshëm në adresën: riverpark3d.progeen.com, ridimensionon eksperiencën e shit-blerjes së pasurive të paluajtshme, duke e ngritur atë në një standard të pakrahasueshëm transparence dhe komoditeti.

Një oaz urban në telefonin tuaj
I vendosur në zonën perëndimore të Tiranës, pranë Unazës së Madhe, “Riverpark” është konceptuar si një oaz urban që ndërthur dinamikën e qytetit me qetësinë dhe gjelbërimin.

Platforma e re e krijuar nga Progeen i jep jetë këtij vizioni përmes një vizualizimi të plotë dhe realistik të masterplanit të ndërtesave në telefona dhe kompiutera. Rrotullimi vizual rreth godinave dhe navigimi nga fasada u ofron blerësve një pasqyrë të qartë dhe të menjëhershme:
- Me ngjyrë të jeshile të klikueshme, shfaqen njësitë e lira.
- Me ngjyrë të kuqe shfaqen njësitë e shitura, me të cilat nuk ndërveprohet përtej shikimit.

Ky sistem interaktiv i mundëson çdo të interesuari të marrë informacion të plotë për secilën pronë me një klikim të vetëm – duke nisur nga pozicionimi në kat, orientimi në ndërtesë, planimetria e detajuar, sipërfaqja, e deri te çdo detaj tjetër teknik që garanton transparencë maksimale.
Platforma përmban të gjitha njësitë e lotit ku vepron Progeen: 298 apartamente 1+1, 2+1, 3+1 të pajisura secila me kodin unik të pronës, dhe 605 poste parkimi në katet -1 dhe -2. Për një transparencë dhe lehtësi të plotë përdorimi, navigimi është i mundur edhe për planet e dy kateve nëntokë, që janë të dedikuara për poste parkimi.
Një menu e veçantë në krahun e djathtë të ekranit, është aktivizimi me një klikim i navigimit sipas kateve, nga -2 deri në 12 kate mbi tokë, duke ju dhënë mundësi të shikoni apartamentet e lira edhe nga ky këndvështrim.

Një tjetër e dhënë me rëndësi është planimetria e kateve që mundësohet i plotë duke dëshmuar më mirë orientimin për secilin apartament e duke evidentuar qartë edhe në këtë rast, njësitë e disponueshme me ato të shitura.
Transparencë dhe përditësim real
Një nga vlerat më të mëdha të kësaj platforme është saktësia e informacionit që jep në kohë reale. Çdo transaksion apo rezervim pasqyrohet rast pas rasti në sistem brenda pak minutave, duke eliminuar çdo paqartësi dhe duke garantuar besueshmëri totale.
Njësitë që shiten dalin automatikisht nga disponueshmëria, duke u kthyer nga jeshile në ngjyrë të kuqe. Në çdo klikim, platforma e orienton fokusin te mundësitë e lira në dispozicion të klientëve duke u dhënë mundësi zgjedhje optimale atyre që vendosin të blejnë të parët.

Përjetoni pamjen dhe atmosferën para ndërtimit
Falë teknologjisë së navigimit 360 gradë, blerësit kanë mundësinë të bëjnë një tur të plotë virtual brenda dhe jashtë kompleksit.
Kjo u lejon atyre të kuptojnë saktësisht se çfarë do të shohin nga dritarja e apartamentit të ardhshëm: orientimin e diellit gjatë ditës, pamjen nga korridoret e gjelbra, afërsinë me parkun qendror, ndërtesën polifunksionale, raportin me rrugën kryesore në bulevardin e Kasharit, apo ambientet e bollshme sportive dhe rekreative.

Nga ideimi deri tek hedhja online e platformës, çdo apartament është trajtuar si njësi unike duke i dhënë vëmendje dhe rëndësi maksimale. Të dhënat e plota mund të ruhen me lehtësi në pajisjet personale (telefon, tablet apo kompjuter) si dokument apo link, dhe të ndahen me familjarët apo të afërmit tuaj përmes rrjeteve të komunikimit, duke e bërë procesin e vendimmarrjes kolektive më të thjeshtë, më të shpejtë dhe të bazuar në fakte konkrete.
Numri i telefonit të sektorit të shitjeve, adresa e-mail, dhe dritarja e komunikimit në WhatsApp, janë të disponueshme në ekranin tuaj për çdo njësi, në momentin final të navigimit, duke e bërë kalimin nga eksplorimi i projektit te kontakti i drejtpërdrejtë me kompaninë, një proces të menjëhershëm.
Në faqet e posaçme të njësive blerësit kanë mundësi të shkarkojnë edhe broshurën e apartamentit me të dhënat e plota dhe planimetrinë për ta ruajtur atë në pajisjen e tyre duke e pasur si referencë gjatë gjithë procesit.
Filtrat e kërkimit që e bëjnë zgjedhjen më të lehtë
Menuja në të majtë të ekranit është ndërtuar për ta bërë zgjedhjen e klientëve më të thjeshtë dhe analitike, duke kursyer kohën. Në fazën e parë të navigimit, fillimisht mund të zgjidhni godinat me apartamente R14 dhe R15, faqen e qendrës polifunksionale me mundësi për investitorët apo seksionin me pamjet e parkut.
Pasi zgjedh godinën klikim tek menuja apo në masterplan, platforma shfaq listën e plotë të apartamenteve bashkë me statusin e tyre. Përmes filtrave të navigimit, blerësi mund të përzgjedhë sipërfaqen, nga 63 deri në 166 m2, tipologjinë e apartamenteve, 1+1, 2+1 apo 3+1, verifikon statusin nëse është shitur, rezervuar apo e lirë. Klikimi tek çdo apartament në listë, sjell automatikisht rrotullimin e masterplanit në pozicionin që tregon njësinë e zgjedhur në fasadë.
Nëse kërkimi tek njëra godinë nuk finalizohet me interes konkret, atëherë platforma ju ofron mundësinë të ktheheni e të zgjidhni godinën tjetër për ta parë edhe atë në detaje.

Një kompleks për banim dhe shërbime
Kombinimi i hapësirave të përbashkëta me korridoret e gjelbra, parkun, terrenet sportive dhe qendrën polifunksionale, e bën Riverpark më shumë se një kompleks banimi. Masterplani ka të përcaktuar ndërtimin e hapësirave të gjelbra, pista biçikletash, fusha sportive dhe parqeve rekreative.
Brenda qendrës polifunksionale janë parashikuar ambiente me pishina të brendshme, palestër, sallë kinemaje, Sky Lounge, tarracë panoramike, parkim nëntokësor dhe ambiente biznesi.
Standard i unifikuar në çdo pajisje
Pavarësisht nëse aksesohet nga smartphone, tablet apo kompjuter, platforma ofron një eksperiencë grafike të standardizuar dhe cilësore. Informacioni zyrtar mbi godinën, katin, orientimin dhe sipërfaqen është gjithmonë i saktë, duke reflektuar seriozitetin dhe profesionalizmin që Progeen garanton në çdo projekt.
E ardhmja e pronës tuaj fillon me një klikim. Zbuloni apartamentin tuaj të ri, eksploroni hapësirat e gjelbra dhe hidhni hapin e sigurt drejt stilit të ri të jetesës tek Riverpark duke vizituar platformën 3D në riverpark3d.progeen.com ose duke mësuar më shumë në riverpark.progeen.com.