Projekti “Riverpark Residences” nga Progeen, shënoi një tjetër hap të rëndësishëm: Përmbylljen me sukses të betonimit të pllakës së themelit.
Procesi u realizua me standardet më të larta të inxhinierisë dhe sigurisë strukturore.
Themelet janë garancia e strukturës cilësore antisizmike. Puna në kantier vijon falë përkushtimit të ekipit të Progeen dhe teknologjisë bashkëkohore që ofron zgjidhjet më të mira të zbatimit në çdo fazë të projektit.
Me 9,696 metra katrorë sipërfaqe gjelbërimi, parku dhe terrene sportive në shërbim të komunitetit, Riverpark Residences është projekti miqësor me jetesën cilësore për të gjitha moshat.
Godinat R14 dhe R15 me lartësi deri në 12 kate, që zhvillohen nga Progeen, kanë 298 apartamente me planimetri 1+1, 2+1 dhe 3+1 dhe sipërfaqe të ndryshme.
Masterplani prej 26,742 metrash katrorë sipërfaqe ndërtimi në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, disponon edhe 605 poste parkimi duke i dhënë një zgjidhje edhe problematikave të zonës me vend-qëndrimin e automjeteve.
