RIVERPARK RESIDENCES
River Park, projekti rezidencial më vizionar në Tiranë
Riverpark Residences është një zhvillim urban i konceptuar për të krijuar një mënyrë të re jetese, ku arkitektura bashkëkohore, natyra, infrastruktura moderne dhe shërbimet e përditshme integrohen natyrshëm në një komunitet të projektuar për komoditet, cilësi dhe mirëqenie.
I vendosur në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, me akses të shpejtë me Unazën e Madhe të Tiranës , Riverpark zhvillohet në një nga zonat me potencialin më të madh të rritjes në Tiranë.
Pozicioni strategjik, infrastruktura e kompletuar dhe zhvillimi urban që po merr formë e bëjnë këtë projekt një zgjedhje të qëndrueshme si për të jetuar, ashtu edhe për të investuar.
Vizioni afatgjatë
Riverpark Residences është konceptuar mbi bindjen se një projekt i mirë krijon vlerë që zgjat. Çdo element është konceptuar për të ofruar cilësi, funksionalitet dhe një ndikim pozitiv për banorët dhe qytetin.
përvoja e menduar për çdo ditë
Më shumë se një vend për të jetuar, Riverpark ofron një përvojë të plotë banimi. Hapësirat e gjelbra, shëtitoret dhe zonat komunitare janë projektuar që çdo ditë të jetë më e qetë, më praktike dhe më e lidhur me natyrën.
projekti që transformon zonën
Riverpark është pjesë e transformimit të një prej korridoreve më të rëndësishme të Tiranës. Me banesa, zyra, hapësira tregtare dhe shërbime të integruara, projekti krijon një qendër të re urbane që i sjell vlerë zonës dhe zhvillimit të saj afatgjatë.
Perspektiva e Investimit
Masterplani, infrastruktura moderne, pozicioni strategjik dhe zhvillimi i planifikuar i zonës krijojnë kushtet që Riverpark të ruajë dhe të rrisë vlerën e tij me kalimin e kohës. Për familjet, kjo do të thotë një mjedis më i mirë për të jetuar. Për investitorët, një projekt i mbështetur mbi planifikim afatgjatë dhe potencial zhvillimi.
Riverpark residences
NJË KOMUNITET PËR ÇDO ETAPË TË JETËS
Riverpark është ideuar për njerëz me nevoja të ndryshme, por me të njëjtën kërkesë: të jetojnë ose të investojnë në një projekt që ruan vlerën dhe ofron cilësi afatgjatë.
Projektuar për t’iu përshtatur stileve dhe etapave të ndryshme të jetës.
Për familjet, ofron hapësira të gjelbra, kënde lojërash, zona sportive dhe një mjedis të sigurt ku fëmijët rriten pranë natyrës.
Për çiftet e reja, pozicioni strategjik, tipologjitë e larmishme të apartamenteve dhe afërsia me shërbimet e përditshme e bëjnë zgjedhjen ideale për të nisur një kapitull të ri.
Për profesionistët, Qendra Polifunksionale, hapësirat moderne të punës dhe aksesi i shpejtë me arteriet kryesore të qytetit krijojnë një ekuilibër të natyrshëm mes punës dhe jetës së përditshme.
Ndërsa për investitorët, vendndodhja në një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit në Tiranë, së bashku me masterplanin, infrastrukturën moderne dhe konceptin e një komuniteti të planifikuar, ofrojnë baza të forta për një investim me vlerë afatgjatë.
Projektuar si një zonë urbane, ku harmonia mes natyrës dhe arkitekturës moderne dhurojnë rehati dhe mirëqenie të plotë.

PIKAT E MASTERPLANIT
PARKU DHE Shëtitorja

ZONA REZIDENCIALE

QENDRA POLIFUNKSIONALE

AKSET KRYESORE URBANE

TARRACA AKTIVE & SPORTIVE


komunitet aktiv
Një zhvillim me funksione të ndërthurura, ku banimi, puna, shërbimet dhe koha e lirë bashkëjetojnë në të njëjtin komunitet.
Qendra Polifunksionale do të sjellë zyra moderne, ambiente tregtare, shërbime dhe hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme, duke krijuar një lagje aktive gjatë gjithë ditës.
Kjo do të thotë më shumë komoditet për banorët, më shumë mundësi për bizneset dhe një komunitet që zhvillohet vazhdimisht.
destinacion i ri
Qendra Polifunksionale do të jetë pika më dinamike e Riverpark.
Ajo nuk është menduar vetëm për banorët e kompleksit, por edhe për njerëzit që do të punojnë, studiojnë apo vizitojnë këtë pjesë të qytetit.
Ky kombinim funksionesh krijon një ekuilibër mes jetës rezidenciale dhe aktivitetit ekonomik, duke e bërë Riverpark një destinacion që jeton përtej orëve të punës apo fundjavës.
Pse investitorët zgjedhin RiverPark
Shumë investime fokusohen vetëm te apartamenti apo njësia.
Në Riverpark, vlera ndërtohet nga i gjithë ekosistemi që krijohet rreth tij.
Masterplani, pozicioni strategjik, qendra polifunksionale, hapësirat publike dhe zhvillimi i planifikuar i zonës krijojnë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen dhe rritjen e vlerës së pronës në afatgjatë.
Kur një projekt sjell komunitet, shërbime dhe aktivitet ekonomik, ai bëhet më i kërkuar për të jetuar dhe më i vlefshëm për të investuar.
Akseset
ÇDO LEHTËSI URBANE, PRANë jush
STACIONET URBANE
2 minuta në këmbë
QENDRA E TIRANËS
8 minuta me makinë
FUSHA TENISI & SPORTE
Brenda në projekt
ZONA TREGTARE & SHËRBIME
Brenda në projekt