Koncepti Urban dhe Arkitekturor
Riverpark, zgjedhja ideale për banim dhe investim
I projektuar nga studioja e njohur belge e arkitekturës 51n4e, Riverpark Residences përfaqëson një model zhvillimi racional ku arkitektura dhe peizazhi funksionojnë si një ekosistem i vetëm.
I vendosur në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, me akses të shpejtë me Unazën e Madhe të Tiranës, masterplani i kësaj zone bazohet në konceptin e “brezave të gjelbër” dhe korridoreve urbane.
Ndryshe nga zhvillimet me dendësi të lartë, projekti aplikon një gjurmë minimale ndërtimi në tokë prej vetëm 41%.
Kjo zgjidhje lë pjesën më të madhe të sheshit të lirë për hapësira të gjelbra, nyje komunitare dhe pedonale totalisht të mbrojtura nga qarkullimi i automjeteve.
Faza 1: Rezidencat R14 dhe R15
Arkitektura e dy godinave të banimit është strukturuar për të garantuar privatësi, ndriçim optimal dhe efiçencë maksimale të hapësirës brendshme.
Faza 2: Qendra Polifunksionale
Qendra është konceptuar si motorri ekonomik dhe aktiv i projektit, me një sipërfaqe prej 27,512.00 m² të shpërndarë në mënyrë të qartë sipas funksioneve: zyra, hapësira tregtare, akomodim studentor dhe zona sportive.




Arkitektura e RiverPark
Moderne, Unike, e projektuar për ju
ZONA REZIDENCIALE Riverpark

Një koncept i ri banimi me 298 apartamente të projektuara për të shfrytëzuar maksimalisht çdo metër katror.
QENDRA POLIFUNKSIONALE

Një hapësirë dinamike prej 27,512 m² që bashkon ambiente zyrash, njësi tregtare dhe ambiente sportive, e organizuar rreth një atriumi të brendshëm dhe një tarrace aktive me fusha sportive.
KARAKTERISTIKAT E PROJEKTIT
NDËRTIM QË PLOTËSON STANDARDET E SË NESËRMES
Çdo element i projektit është përzgjedhur për të garantuar cilësi, efikasitet dhe qëndrueshmëri, duke ofruar vlerë për banorët dhe investitorët.
Arkitektura e Riverpark Residences është konceptuar me volume të pastra dhe një kompozim harmonik të materialeve e ngjyrave, duke krijuar një identitet bashkëkohor që ruan vlerën estetike edhe me kalimin e kohës.
Paleta kromatike me nuanca natyrale dhe tone të ngrohta krijon kontraste të balancuara, duke i dhënë secilës godinë karakterin e saj pa cenuar unitetin e të gjithë ansamblit.
Vetratat maksimizojnë ndriçimin natyral dhe lidhjen vizuale me hapësirat e gjelbra, ndërsa ballkonet e projektuara si zgjatim i ambienteve të banimit ofrojnë funksionalitet, privatësi dhe një eksperiencë më të afërt me natyrën.
Linjat e pastra arkitektonike, tarracat e gjelbra dhe integrimi i peizazhit e shndërrojnë projektin në një hapësirë moderne dhe me identitet të dallueshëm.



